Ankth

Përse ky ankth

më ka pushtuar

Dhe mendjen

po ma pështjellon?

Një zor ndiej

krejt të papërshkruar,

Që trup e shpirt

m'i drithëron.

Nga botë e huaj

i rrethuar

S'gjen qetësi

ky shpirti im,

Veç hije

rri duke kërkuar

Në dhe të huaj,

në mërgim.

Ato që dua

s'i shoh dot,

Ato që shoh

nuk më gëzojnë,

Dhe endem unë

nëpër botë

Me hijet tok

që s'më lëshojnë.

New York, më l2.IX.l992

 

 

Back to Top